TRADHËTOI ALVISËN/ FOTOT nga paparazzi: Ja kush është vajza “misterioze” që shoqëron Bashkimin në event – AlpeGossip
TRADHËTOI ALVISËN/ FOTOT nga paparazzi: Ja kush është vajza “misterioze” që shoqëron Bashkimin në event

TRADHËTOI ALVISËN/ FOTOT nga paparazzi: Ja kush është vajza “misterioze” që shoqëron Bashkimin në event

Alvisa dhe Bashkimi ishin ndër çiftet më të dashura për publikun e “Përputhen”. Dyshja la programin, duke vendosur ta shijojë jashtë lidhjen e tyre, por duket se nuk zgjati shumë.

Tashmë që ka kaluar vetëm disa ditë nga kjo ndarje, Bashkimi nuk duhet sikur po e përjeton edhe aq keq këtë ndarje. Ish-konkurrenti i “Përputhen” është fotografuar pak net më parë në shoqërinë e modeles Erjola Doci.

Të dy kanë qëndruar gjatë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke u parë shumë të afërt. Nuk dihet nëse mes tyre ka një miqësi, apo një flirt, por nga aq sa dihet, dy të rinjtë janë larguar bashkë nga eventi.

Vetëm pak ditë më parë, nëpërmjet një “InstaStory”, Bashkimi ka bërë publike ndarjen me Alvisën.

Ai nuk ka dhënë detaje, por ka shkruar se gjërat nuk kanë ecur dhe se, pavarësisht të gjithave, gëzon respekt për Alvisën.

Edhe vetë Alvisa pranoi ndarjen, duke u shprehur se ishte falënderuese për gjithçka përjetoi me Bashkimin. Të shumtë ishin ata që e kanë quajtur këtë lidhje një lojë për hir të famës.