NGA MALDIVE NE TAILANDE/ Pushimet LUKSOZE të vajzave VIP në… mars – AlpeGossip
NGA MALDIVE NE TAILANDE/ Pushimet LUKSOZE të vajzave VIP në… mars

NGA MALDIVE NE TAILANDE/ Pushimet LUKSOZE të vajzave VIP në… mars

Vajzat e showbizzit shqiptar kanë zgjedhur që këto ditë të ftohta t’i kalojnë nën rrezet e diellit dhe nën shoqërinë e “detit”.

E në fakt kush nuk do donte që në këtë periudhë të ishte me pushime, duke u relaksuar njësoj si VIP-et tona.
Duke shikuar shpesh herë postimet e tyre në “Instagram” të veshura me bikini duke marrë rreze, fjalia e parë që na vjen në mëndje është “sa me fat janë që po shijojnë këto pushime”.
Dikush në Maldive e dikush në Tailandë duket më së miri se ato po e shijojnë shumë këtë moment sepse gjithçka duket qarë në postimet e tyre.

Por kush janë vajzat e showbizzit që po shijojnë këto pushime?

Së fundmi ka qenë Arbana Osmani që ka zgjedhur si destinacion Maldivet, sëbashku me partnerin e saj Eduradin dhe dy fëmijët, Diellin dhe Jonin.

Postimet nga moderatorja nuk kanë fund dhe po e shijon shumë këtë moment pasi dhe vetë është në pritje të ëmbël.

FOTOALBUMI nga pushimet e Arbanës

Edhe Xhensila Myrteza po shijon pushimet në Miami me Besin dhe vajzën e tyre Ajka.

Në fotot e postuara në “Instagram” këngëtarja duket që po i kalon sa më bukur këto ditë, por njëkohësisht edhe duke argëtuar vajzën. Përceç detit  dhe rrezeve të ngrohta, ata kanë vitituar kopshtin zoologjik dhe Disnay Word ku vajza e tyre është kënaqur me kafshët por dhe me personazhet e njohura të kukullave. Gjithashtu nuk kanë munguar drekërat dhe darkat në lokalet më luksoze në Miami.

FOTOALBUMI nga pushimet e Xhensilës

Aulona Musta sapo është kthyer nga pushimet që kaloi bashkë me bashkëshortin në Tailandë.

Edhe moderatorja duket që i ka shijuar në maksimum ato ditë relaksi pasi postimet nuk kanë fund./ Alpegossip.al

FOTOALBUMI nga pushimet e Aulonës.