SURPRIZA E KRISHTLINDJEVE/ Ja dhurata romantike e Shkëlzenit për Arminën (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZA E KRISHTLINDJEVE/ Ja dhurata romantike e Shkëlzenit për Arminën (FOTO)

SURPRIZA E KRISHTLINDJEVE/ Ja dhurata romantike e Shkëlzenit për Arminën (FOTO)

Krishtlindjet e Armina Mevlanit kanë qenë një surprizë më vete!

Blogerja e njohur ka publikuar dje në Instagram një video të surprizës që gjeti në shtëpi, pasi u kthye nga puna.

Një super buqetë të madhe me trëndafila rozë. Dhe do të thoni ju kush është ideatori i surprizës?

Plot 50 trëndafila rozë prisnin Arminën tek dera e shtëpisë për Krishtlindje:

“Erdha në shtëpi dhe pashë këto. Jam e mahnitur”, shkruan Armina duke etiketuar partnerin e saj, i cili njihet për surpriza të tilla dhe natyrën romantike.

Atmosfera për Krishtlindje në shtëpinë e Arminës ishte mjaft e ngrohtë dhe nuk munguan as miqtë e saj të ngushtë.