Më në fund! Redon Makashi rrëfen se kur do të martohet – AlpeGossip
Më në fund! Redon Makashi rrëfen se kur do të martohet

Më në fund! Redon Makashi rrëfen se kur do të martohet

Kantautori i njohur Redon Makashi ishte i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”. Pas koncertit të suksesshëm në Pallatin e Kongreseve, ai tregoi se Prishtina do të jetë destinacioni i radhës për Tre Musketjerët, planifikuar më 14 prill.

Ndërkohë që “ritakimi” më i afërt i tyre është më 14 mars, në Ditën e Verës, ku ata do të mbajnë një koncert te Pazari i Ri. I pyetur për projektet, kantautori tregoi se ka shumë materiale në dorë që po i përgatit. Përsa u përket këngëve të tij, ai tha se “ato nuk do t’i shesë kurrë, pasi janë si qelizat e trupit”.

Ndërkohë teksa e pyetën se kur do të martohet, Makashi tha se nuk do të bëjë dasmë fare. “E di si kanë ardhur dasmat? Ishte një miku jonë që bëri dasmë, e ishte duke bërë listën me emra. Kalon i ati vet e pyet “ku është tezja, halla, po xhaja ku është?”. Një tu kthyer “ik o babë se edhe ti diskutohesh me ardhur apo jo”, tregon Redoni.