DO T’A ADHURONI/ Mësoni tani si të bëni seks në telefon – AlpeGossip
DO T’A ADHURONI/ Mësoni tani si të bëni seks në telefon

DO T’A ADHURONI/ Mësoni tani si të bëni seks në telefon

Në një botë ku më shumë seks bëhet në Facetime dhe fjalët më të nxehta na vijnë përmes një mesazhi, koncepti i seksit në telefon duhet të marrë vëmendjen e duhur.

E dini sa intrigues mund të bëhet ai për ju dhe partnerin tuaj? Gjithmonë, nëse e dini ç’po bëni!

Përpos të gjithave, seksi në telefon është një mënyrë e mirë për ta mbajtur lidhjen gjallë dhe për të çliruar çdo lloj fantazie që përballë druheni t’i bëni.

Para se të bëni telefonatën e radhës, merrini seriozisht këshillat më poshtë:

1. Ndërtoje ngadalë tensionin dhe emocionin

Filloje me ca mesazhe ngacmuese. Flirto me të gjatë ditës dhe kur të dy të keni mbaruar gjithë angazhimet e ditës, le të fillojnë bisedat e zjarrta! Mos u kurseni në foto!

2. Sigurohu të jesh rehat me veten para seksit në telefon

Ty s’të nxiton dhe s’të detyron askush të flasësh pistë. Duhet ta bësh nëse ndjen ta bësh. Kujdesu që kjo të vijë natyralisht nga bisedat me të. Zhvilloje imagjinatën duke marrë sinjale prej tij dhe kur të jesh gati, merre në telefon.

3. Mos rri asnjë moment e heshtur

Nëse ka një çast kur duhet të tregosh oratorinë tënde është ky. Sa më shumë përshkrime të detajuara të bësh, aq më tepër ai do të mund të të vizualizojë. Të dy do të mund t’i bashkoheni të njëjtës fantazi dhe ta jetoni sikur të ishit fizikisht bashkë.

4. Mos harroni të përfshini lodrat gjatë aktit!

Nuk mund të mbetet  e gjitha tek fjalët apo jo?! Tregoji partnerit çfarë po përdor dhe çdo gjë tjetër që ai po pret të dëgjojë prej teje.

5. Në fund, dëgjo partnerin dhe trupin tënd.

Është me rëndësi të jeni të dy në harmoni për një seks telefoni të suksesshëm.

6. Kujtoni sa mirë kalonit në shtrat kur ishit bashkë.