Burrat e pasur që “blenë” modelet shqiptare, si hoqën dorë nga karriera për martesën - AlpeGossip
Burrat e pasur që “blenë” modelet shqiptare, si hoqën dorë nga karriera për martesën

Burrat e pasur që “blenë” modelet shqiptare, si hoqën dorë nga karriera për martesën

Angela Martini u bë një kohë relativisht e gjatë që nuk është shfaqur në asnjë televizion shqiptar për të dhënë ndonjë intervistë, pasi ka kohë që po jeton në SHBA dhe udhëtimet e vetme që bën, janë ato me bashkëshortin e saj për të shijuar martesën e tyre.Megjithatë, duhet thënë se “Instagram”-i na ndihmon tepër për të parë se çfarë modelja shqiptare bën çdo ditë dhe me çfarë i kalon ditët, tashmë që jeton zyrtarisht në SHBA, pasi mbylli karrierën si modele. Vetëm disa orë më parë, Angela ka postuar një certifikatë që ka marrë në “Instastory” dhe shkruan: “Arrita një synim që i kisha vënë vetes në jetë”! Po të shikoni motivacionin e certifikatës, bëhet fjalë për një organizatë joqeveritare, që i ka dhënë Angelas titullin e “shpëtimtares së jetës”, pasi kjo e fundit ka kryer një kurs të plotë për ndihmën e parë.

Gjithsesi, kjo është një punë për qejf, pasi ajo bën vërtetë jetë përrallash me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Çifti u martua në Los Anxhelos dhe vetëm pak pas martesës, ai i bëri dhuratë një supermakinë.Gjithashtu edhe kolegia e saj, Afërdita Dreshaj, e cila shpalli datën e dasmës më datë 29 qershor, në Florida. Ka disa vite që Afërdita Dreshaj është shpërngulur në Amerikë, ndërkohë që në dhjetor të vitit 2017, i dashuri i saj milioner çek Jakub Kindl i bëri asaj propozimin që çdo vajzë do të dëshironte.Në një nga hotelet më luksoze në Pragë, ai kishte përgatitur çdo gjë, duke bërë të dukej magjike. Duket se dhe Afërdita ka lënë gjithçka mënjanë e s’ka nevojë të punojë, për t’iu përkushtuar bashkëshortit të ardhshëm