MC KRESHA I LIDHUR PREJ DY VITESH ME EVI REÇIN? Këngëtarja reagon menjëherë për lajmin: Më duhet ta…(FOTO) – AlpeGossip
MC KRESHA I LIDHUR PREJ DY VITESH ME EVI REÇIN? Këngëtarja reagon menjëherë për lajmin: Më duhet ta…(FOTO)

MC KRESHA I LIDHUR PREJ DY VITESH ME EVI REÇIN? Këngëtarja reagon menjëherë për lajmin: Më duhet ta…(FOTO)

Lidhjet e “showbiz”-it shpesh janë mbajtur të fshehta dhe larg vëmendjes së publikut. Dhe burime të sigurta për “iconstyle.al” zbuluan sot se, mes reperit MC Kresha dhe këngëtares Evi Reçi ka një romancë prej rreth dy vitesh.

Pasi lajmi u publikua, ishte vetë këngëtarja që vendosi të reagonte për “iconstyle.al” duke përgënjeshtruar faktin që mes tyre ka një lidhje.

Në një prononcim për redaksinë tonë për marrëdhënien e saj me MC Kreshën, Reçi u shpreh:

“Nuk e di si qarkulloi ky lajm, por di që nuk është i vërtetë. Një gjë e tillë nuk ekziston. Më duhet ta përgënjeshtroj”.

Në këtë mënyrë këngëtarja hedh poshtë lajmin për romancën, pa dhënë detaje për raportet e saj me MC Kreshën, ndërsa të dy ndjekin njëri-tjetrin në profilet e Instagram-it.

Burime për “iconstyle.al” u shprehën se, ata kanë vendosur që ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së publikut dhe pavarësisht se MC Kresha jeton në Kosovë dhe Evi Reçi në Itali, marrëdhënia e tyre thuhet se i mbijetoi distancës. Ajo është parë shpesh në Prishtinë, ndërsa një detaj që mund të gjeni nga profilet e rrjeteve sociale janë pushimet në Sarandë.

Të dy postuan foto me një ditë diferencë në “Instagram”:

Evi Reçi jeton prej kohësh në Firence, ku punon si gazetare në “La Repubblica”, si dhe në radion “Fiesole”