”MË SHKRIU ZEMRËN”/ Pot lumturi, Vesa Luma zbulon talentin e të birit – AlpeGossip
”MË SHKRIU ZEMRËN”/ Pot lumturi, Vesa Luma zbulon talentin e të birit

”MË SHKRIU ZEMRËN”/ Pot lumturi, Vesa Luma zbulon talentin e të birit

Këngëtarja e njohur Vesa Luma është mjaft aktive në rrjete sociale. Instagrami i saj është shumë familjar pasi ajo poston vazhdimisht foto me të shoqin, Big Bastën dhe me djalin e tyre të vetëm Lianin. Dyshja e kanë treguar se janë shumë prindër të përgjegjshëm dhe kujdesen së tepërmi për vogëlushin.

Ditën e sotme Vesa ka zbuluar talentin e të voglit dhe ç’të themi: ka kujt t’i ngjajë! Ajo ka publikuar një video të Lianit në Instastory, në të cilën ai shfaqet duke i rënë baterisë.

Në televizor po dëgjohet një këngë e Eugent Bushpepës dhe vogëlushi ndjek të gjitha lëvizjet e bateristit për të bërë njësoj si ai.  Duket se Lian ka filluar që tani të shfaqë pasionet e tij dhe është në gjurmët e prindërve të tij. ‘Po më shkrihet zemra’, ka shkruar Vesa krahas videos duke shprehur një lumturi të madhe për gjestin e të birit.