NA BËN “LËMSH”/ Tuna dhe Patrisi po na vështirësojnë shumë, të ndarë apo… – AlpeGossip
NA BËN “LËMSH”/ Tuna dhe Patrisi po na vështirësojnë shumë, të ndarë apo…

NA BËN “LËMSH”/ Tuna dhe Patrisi po na vështirësojnë shumë, të ndarë apo…

Në një intervistë për “Një kafe me Labin”, Patris Berisha mohoi ndarjen nga Tuna, duke thënë se herën tjetër, “portalet mund ta telefonojnë” në mënyrë që ai t’u japë një informacion të saktë. Të gjitha shenjat tregonin dukshëm për një ndarje mes tyre, ndërkohë që Patrisi shprehu të kundërtën. E thënë e gjitha kjo për të theksuar se ndarja e Tunës dhe Patrisit duket me të vërtetë e stisur.

Në intevistë, vetë Patrisi tregoi se mbiemri Berisha u hoq nga Instagram-i i Tunës nga menaxheri. “Unë as e kisha vënë re, janë detaje banale,” tha ai. Një tjetër detaj që u përfol si ndarje ishte fotoja e postuar nga Tuna në Instagram ku shkruhej: “Mesa duket, vetëm bimët femërore të hashashit prodhojnë hashash. Burrat janë të padobishëm…edhe si bimë.” Pas fotos, Tuna dhe Patrisi nuk ndiqeshin më në Instagram. Gjatë gjithë kësaj kohe, portalet merreshin me këto detaje të dyshimta. Ndonëse e kontaktuar nga Anabel.al, Tuna nuk preferoi të komentonte thashethemet.

Për aq kohë sa Patrisi mohon ndarjen, pse duhet të fshinin njëri-tjetrin nga Instagrami dhe për më tepër, Tuna të postonte se “burrat”, përfshirë këtu edhe babain e fëmijës së saj, “janë të padobishëm…edhe si bimë”. Hmm, për zhurmë ndoshta?

Pa dashur të aludojmë, por kjo duket si një strategji e mirëfilltë marketingu, që duhet të jetë “stisur” nga menaxheri i Tunës, që nuk është çudi të jetë Faton Shoshi. Referuar listës së ndjekësve në Instagram – ku renditja është kronologjike nga më i fundit te më të hershmit – Tuna dhe Fatoni janë të parët te profilet përkatëse. Pra, i kanë bërë follow njëri-tjetrit së fundmi.

Ndarja Tuna-Patris duket me të vërtetë e stisur

 

Ndarja Tuna-Patris duket me të vërtetë e stisur

Ndarja Tuna-Patris duket me të vërtetë e stisur

Po kështu, të dy postuan foto në shoqërinë e njëri-tjetrit që mund të jetë një shenjë se këngëtarja është në menaxhimin e tij. Për momentin, të paktën me çfarë dihet, Shoshi ka në menaxhim Rinesa Qeriqin, pas mbylljes së kontratës me Era Istrefin, Butën dhe Ledri Vulën.

Shtojmë se thashethemet për ndarje ose lidhje janë një formë marketingu që përdoret nga shumë artistë. Nuk janë të paktë ata që janë akuzuar për Fauxmance – lidhje romantike e rreme, përgjithësisht e thurur për qëllime marketingu. Kujtojmë këtu Michael Jackson dhe Lisa Marie Presley, Drake dhe Jennifer Lopez, Noah Cyrus dhe Lil Xan etj.

Përsa i përket Tunës, pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit “Fortuna”, ajo u rikthye në muzikë me “Nuk ma do zemra” dhe pritet që së shpejti të publikojë një tjetër këngë.