HISTORIA E VEÇANTË/ Jona e Big Brother jeton me fansen e zjarrtë - AlpeGossip
HISTORIA E VEÇANTË/ Jona e Big Brother jeton me fansen e zjarrtë

HISTORIA E VEÇANTË/ Jona e Big Brother jeton me fansen e zjarrtë

Ish banorja e ‘Big Brother 7’ Jona Kalemaj ende sot komentohet shumë në media. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo së bashku me dy vogëlushet e saj, Ejsi dhe Santa.

Ajo ka treguar shumë detaje nga jeta private, fakte që lidhen me vogëlushet, për përditshmërinë e tyre mes lojërave dhe “aventurave rozë”. E pyetur nga Bieta nëse ka gjetur ndonjë dado për t’u kujdesur për vajzat e saj, Jona ka rrëfyer se nuk ka mundur ama atë e ndihmon bashkëshorti dhe në rastet kur ai mungon, e ndihmon shoqja e saj Aurora.

Aurora është një vajzë nga Durrësi, e cila jeton shumicën e kohës me Jonën. Përpara se të bëheshin shoqe, Aurora ka qenë një fanse e zjarrtë e Jonës kur ajo ishte në Big Brother. ‘Ka qenë fansja ime kur kam qenë në ‘Big Brother’ dhe nuk reshti asnjëherë, nuk u dorëzua asnjëherë, nuk pushoi asnjëherë së më shkruari. Më shkruante çdo ditë, për Aurorën unë isha si një idhull’, ka treguar Jona. Më pas ajo ka folur për lidhjen e tanishme me të dhe është shprehur se nuk e konsideron si fanse, as si shoqe por si motër. ‘Kur një fanse të bëhet motër. Jam shumë me fat që e kam njohur’, është shprehur ish-banorja e Big Brother.