VIDEO QË NA I BËRI SYTË XIXA/ Luana prezanton projektin e ri – AlpeGossip
VIDEO QË NA I BËRI SYTË XIXA/ Luana prezanton projektin e ri

VIDEO QË NA I BËRI SYTË XIXA/ Luana prezanton projektin e ri

Nesër në mbrëmje është puntata e rradhës e emisionit shumë të ndjekur nga publiku “Shiko kush luan”. Ndonëse çdo puntatë është pëlqyer shumë, ajo që pritet të vijë nesër, mendohet se do të bëjë namin. Të paktën kështu është shprehur moderatorja e emisionit, Luana Vjollca.

Që prej disa ditësh, bukuroshja Vjollca, ka lajmëruar se po punon për një tjetër projekt gjigant për të cilin është aluduar të jetë një album. Mirëpo të vërtetën do e mësojmë nesër, pasi përmes një postimi të bërë në Instagram, Luana ka treguar se gjatë transmetimit të “Shiko kush luan” do të zbulojë projektin e saj, i cili vjen i realizuar për herë të parë.

Moderatorja ka zbuluar dhe look-un e prezantimit të projektit të ri surprizë dhe mund të themi me bindje se më të bukur se kemi parë ndonjëherë. Ajo ka veshur një fustan ngjyrë floriri të shkurtër, i cili është i mbushur me xixa. Që nga ky look mund të merret me mend se mbrëmja e së nesërmes do të jetë diçka madhështore!

View this post on Instagram

PER HERE TE PARE.. Zbulohet NESER ! ⏳ 💣💣💣💣💣

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on