BESI PUBLIKOI TRAILERIN E FILMIT TË RI/ Xhensila i bën gjestin më të ëmbël të dashurisë – AlpeGossip
BESI PUBLIKOI TRAILERIN E FILMIT TË RI/ Xhensila i bën gjestin më të ëmbël të dashurisë

BESI PUBLIKOI TRAILERIN E FILMIT TË RI/ Xhensila i bën gjestin më të ëmbël të dashurisë

Ditën e sotme aktori i mirënjohur Bes Kallaku, publikoi trailerin e filmit të tij të parë, të titulluar “Falco”. Ai ka rreth dy vite e gjysmë që punon për këtë dhe në film do të luajnë personazhe shumë të njohur të Showbizit. Filmi është një pasqyrë e realitetit shqiptar, sjellë në mënyrën më komike.

Kjo është një arritje e madhe për Besin, e realizuar me shumë mund. Të shumtë janë VIP-at që i kanë uruar aktorit suksese publikisht, mes të cilëve nuk ka sit ë mungojë e shoqja, këngëtarja e dashur Xhensila Myrtezaj.

Xhensila e ka shpërndarë trailerin e filmit të Besit në profilin e saj të Instagramit dhe e ka shoqëruar me fjalët më të ëmbla. Ajo ka treguar se më shumë lutet për suksesin e Besit se sa për suksesin e saj. “Kur ti lutesh dhe kerkon me teper suksesin e atij qe ke ne krah se sa tendin.
Kjo ndodh me te dy Ne. Zoti na ka dhene e na ka falur shume.
Pervec Tij jam deshmitare e cdo perkushtimi tendin. Zoti qoft me ne!”,- ka shkruar Xhensila.