NGA FESTAT PRIVATE DERI TEK ATO MË LUKSOZET/ Ja si i festuan VIP-at shqiptar ditëlindjet në 2019! (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NGA FESTAT PRIVATE DERI TEK ATO MË LUKSOZET/ Ja si i festuan VIP-at shqiptar ditëlindjet në 2019! (FOTO+VIDEO)

NGA FESTAT PRIVATE DERI TEK ATO MË LUKSOZET/ Ja si i festuan VIP-at shqiptar ditëlindjet në 2019! (FOTO+VIDEO)

Viti 2019 po përfundon dhe duhet ta themi se ishte një vit i mbushur plot me festa e surpriza për sa i përket VIP-ave tanë të dashur.

Disa me organizime dhe festime super luksoze ku nuk munguan surprizat dhe dhuratat e shtrenjta e disa të tjerë me festa pak më private, AlpeGossip.al ju risjell në vëmendje ditëlindjet e bukura të personazheve tanë të famshëm për vitin 2019.

Tayna 

Reprja bukuroshe e ka pritur ditëlindjen e saj me një festë të ”çmendur” sëbashku me mikeshat e saj në dy lokale të njohura të Tiranës. Në festën e saj private dhe jo me shumë të ftuar nuk munguan urimet e bukura, dhuratat, torta, alkooli, muzika e lartë dhe sigurisht shumë qejf!

Trejsi Sejdini

Në qershor të këtij viti, ish miss-i bukurosh festoi ditëlindjen e saj të 19-të me anë të një feste super luksoze me shumë të ftuar dhe me dhurata super të shtrenjta. Bukuroshja e priti ditëlindjen në mesnatë nën shoqërinë e miqve të saj dhe sigurisht tingujve të muzikës. Në festën e saj nuk mungoi as një spektakël fishekzjarresh në qiell. Ju rikujtojmë se dhurata më e shtrenjtë që ajo mori në ditën  esaj të lindjes ishte një makinë e tipit “Mercedes-Benz GLC 63 AMG S Coupe” e cila iu dhurua nga i dashuri i saj por pak kohë më vonë iu sekestrua nga policia.

Amarda Toska

Moderatorja dhe biznemenia e njohur shqiptare në mars të këtij viti festoi ditëlindjen me anë të një darke sëbashku me bashkshortin dhe stafin e saj të punës. Ami kishte organizuar një festë në të cilën dallonte dekorimi i bukur dhe nuk munguan vallet, muzika dhe qejfi. Mes dhuratash dhe suprizash jemi të sigurt që Ami do ta kujtojë gjithnjë atë festë aq argëtuese që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Ledion Liço

Në qershor të këtij viti, Ledioni festoi ditëlindjen e tij të 33-të e anë të një feste super luksoze në një nga lokalet më të njohura të kryeqyteit. Me shumë miq e njerëz të dashur të ftuar, muzikë e pije pafund, organizimi i ditëlindjes së Ledionit të jepte përshtypjen e festës perfekte pasi çdo gjë ishte menduar deri në detajin më të vogël. Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe detaji më i veçantë ishte emërtimi i pijeve në menu sipas programeve që ka drejtuar dhe prezantuar Ledioni në Top Channel.

Aurela Hoxha

Në shkurt të 2019, bukuroshja festoi 34 vjetorin e saj së bashku me miqtë shumë larg Tiranës. Modelja e njohur mblodhi shoqërinë e saj të afërt në një festë të organizuar në një club nate në Barcelona. BModelja shqiptare ka ndarë në Instagram disa nga momentet më të bukura të festës së ditëlindjes nga ku mësuam se kishte një tematikë të njëjtë me filmin “Gatsby”  me maska dhe veshje të viteve ’20.

Ori Nebijaj

Ori Nebijaj ka festuar ditëlindjen e saj në korrik të 2019 së bashku me miqtë e saj të mirë buzë detit. E rrethuar me dashuri, shoqëri, alkool dhe zjrr të ndezur për ti dhënë festës më shumë atmosferë, Ori na ka treguar s emund të dëfrehet në maksimum edhe pa përfshirë luks në festat e saja. Moderatorja bukuroshe është shfaqur tepër e lumtur mes surprizave, muzikës dhe qejfit që e shoqëroi deri në orët e para të mëngjesit.

Lori Hoxha

Këtë vit, blogerja dhe në të njejtën kohë trashgimtarja e ”Top Chanel” ka festuar ditëlindjen e saj me mikeshat në një nga qytetet më të bukura e të njohura në botë. 26 vjetori, e gjeti Lorin duke festuar e dëfryer në Paris nën me personat e saj të afërt. Bukuroshja organizoi këtë vit një ditëlindje private dhe jo shumë ekstarvangante por e sigurt që ishte e mbushur me shumë dashuri.

Luana Vjollca

28 vjetorin e saj, Luana e festoi në një festë super luksoze të organizuar në një nga lokalet më të njohura në Dhërmi. Me një dekor super ekstravagant dhe modern që i ngjasonte dasmave, ditëlindja e Luanës ishte një nga më të komentuarat në media. Me shumë muzikë, alkool, dhe mbi të gjitha qejf, jemi të sigurt që jo festë nuk do të harrohet kurrë jo vetëm nga Luana por as nga ne.

Ronela Hajati

Këngëtarja bukuroshe e cila e feston ditëlindjen në të njejtën ditë si Luana, kishte organizuar një darkë dhe festë me miqtë e saj të mirë. Ronela ishte treguar tepër e kujdesshme me dekorin dhe detajet në festë gjë që e bëri ditëlindjen e saj të tërhiqte tepër vëmendje nga të gjithë. Mes dhuratash, suprizash, muzikës, dhe qejfit, Ronela la të kuptohej se u kënaq pafund në ditën e saj të veçantë! /AlpeGossip.al