MJAFT I SHTYPËT PIKAT E ZEZA/ Kjo është mënyra e vetme për t’i hequr – AlpeGossip
MJAFT I SHTYPËT PIKAT E ZEZA/ Kjo është mënyra e vetme për t’i hequr

MJAFT I SHTYPËT PIKAT E ZEZA/ Kjo është mënyra e vetme për t’i hequr

Të kesh një fytyrë të pastër, pa njolla kafe, akne, qeska e rrathë të zinj poshtë syve dhe mbi të gjitha pa pika të zeza është ajo që do të dëshironte çdo vajzë. Dhe për ta arritur këtë, do të ishit të gatshme të bënit çdo gjë dhe kur themi ”çdo gjë”, i referohemi shpenzimeve të çmendura në qendra estetike. Zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike. Për shembull në vend që të lodheni dhe paguani për eleminimin e pikave të zeza, mund ta bëni vetë në kushte shtëpie. Living ju njeh me të gjithë hapat që duhet të ndiqni për të eleminuar pikat e zeza.

Scrub me mjaltë dhe kanellë: Scrub-i është një hap shumë i rëndësishëm. Duhet bërë 2-3 herë në javë për lëkurat e yndyrshme, 2 herë në javë për lëkurat e thata  dhe1 herë në javë për lëkurat normale. Scrub-i duhet bërë me shumë delikatesë pa ushtruar forcë, duke ndihmuar me lëvizje rrethore në gjithë fytyrën. ElEminon toksinat nga lëkura, qelizat e vdekura dhe papastertitë e sipërfaqshme, të cilat e bëjnë lëkurën të duket pa jetë, e vrazhdë dhe e plakur. Në një enë shtoni 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle kanellë dhe lëng limoni. Përziejini përbërësit derisa të formohet një masë homogjene dhe masazhoni me të fytyrën për 5 minuta. Në fund shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Avulli: Pas scrub-it që shpjeguam më lart, është radha e avullit. Ky i fundit stimulon qarkullimin e gjakut në fytyrë dhe pastrimin e pikave të zeza. Në një tenxhere shtoni 1-2 litra ujë, disa pika esencial sipas dëshirës ose gjethe dafine dhe sherebele. Ndërkohë që uji vlon, vendosni fytyrën mbi tenxhere në një distancë prej 20 cm dhe lini avullin të veprojë. Kujdes! Avulli nuk duhet të zgjasi më shumë se 10 minuta. Më pas, mund të apikoni një nga katër maskat e mëposhtme.

C.Maskë me limon: Për këtë maskë ju duhen 1 limon i shtrydhur, një lugë çaji vaj bajamesh dhe glicerinë. Pasi të jetë formuar një masë relativisht e trashë vendoseni në fytyrë dhe mbajeni sipas dëshirës. Kjo maskë këshillohet të përdoret kryesisht në mbrëmje,kështue fekti i saj zgjat më tepër në kohë.