Dy moderatoret e njohura Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu ndajnë shumë kohë me njëra-tjetrën dhe këtë na i kanë vërtetuar edhe nëpërmjet postimeve të shpeshta që bëjnë në prani të njëra-tjetrës.
Sot mesa duket radhën e paska patur Arbana, ajo ka ndarë me fansat një foto ku po kalon kohë bashkë me miken e saj të ngushtë Xhemin. Ajo që na ra në sy menjëherë ishtë veshja, duket sikur e kanë lënë me fjalë që të vishen në dy ekstremet e temperaturës. Arbana e mbuluar e gjitha, me kapuç dhe një pellush ndërsa Xhemi me kanatiere të zezë e të hollë.
Këtë e kanë vënë re dhe ndjekësit dhe menjëherë i kanë komentuar për veshjen e tyre. Mesa duket dy moderatoret kanë dashur të sjellin një foto ndryshe dhe në shoqëri të mirë si gjithmonë. Ose ose ku i dihet ndoshta Xhemi s’ndjen të ftohtë, ndryshe nga mikja e saj… ALPEgossip.al