Një heqje e follow-it në Instagram, është një arsyje e mjaftueshme në ditët e sotme për të aluduar për ndarje midis çifteve të njohur.
E fundit që përflitet që i ka dhënë fund lidhjes së saj me Sin Boy-n është Rina Balaj. Ndonëse akoma nuk kemi një konfirmim zyrtar nga palët në lidhje me këtë çështje, duket se këngëtarja po vazhdon jetën e saj normalisht.
Së fundmi, Rina ka ripostuar një foto të saj në palestër me politikanin e njohur, Ramush Haradinaj. Siç dihet palestra është një pjesë e pandashme e Balajt. Nga fotoja duket se artistja ushtrohet në të njëjtin vend me liderin e AAK-së, ku nuk kanë hezituar të shkrepin edhe një foto së bashku.