9 VITE MË PARË/ Çiljeta publikon videon teksa këndon muzikë popullore – AlpeGossip
9 VITE MË PARË/ Çiljeta publikon videon teksa këndon muzikë popullore

9 VITE MË PARË/ Çiljeta publikon videon teksa këndon muzikë popullore

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka publikuar një video të 9 viteve më parë. Këngëtarja është kthyer pas në kohën kur ka performuar krah kolegut të saj Shpat Kasapi disa këngë popullore. Ajo shfaqet në super formë fizike, por jo vetëm. “9 vite më parë në ‘Top Channel’ atëherë kur Armend Rexhepagiqi na mblodhi në një super show live. Mirë, mirë më shkojnë dhe populloret”,-shkruan me shaka këngëtarja.

Dueti me këngëtarin e muzikës popullore është vërtetë i arrirë. Performanca e Çiljetës është goxha e mirë dhe atmosfera shumë e bukur. Kujtime të tilla janë të bukura për të fansat, por mbi të gjitha për vetë këngëtarët.