Edicioni i 19-të i festivalit “Kënga Magjike” solli shumë projekte të bukura muzikore, të cilat mbetën gjatë në toplistat muzikore. Një gjë që mori vëmendje të madhe ishte kënga “Psikopatja jote” ku u vu re kimia mes Mc Kreshës dhe Fifit, të cilët u përfolën për një lidhje dashurie.
Ndonëse të dy e mohuan lidhjen, fansat duan ti shohin bashkë. Mc Kresha, i ftuar në “Why Not” në Ora News u përball me pyetjet e ndjekësve në Instagram, ku një prej tyre ishte: “Pse nuk lidhesh me Fifin?”
Në përgjigjen e tij, reperi shtoi sërish faktin se me Fifin nuk e lidh asgjë.
Mc Kresha: Sepse me Fifin jemi miq dhe neve na ka lidhur muzika dhe asgjë tjetër.
Pyetjet e fansave në Instagram; kinezja pyet Mc Kreshën nëse është i dashuruar 😀 😀
Pyetjet e fansave në Instagram; kinezja pyet Mc Kreshën nëse është i dashuruar 😀 😀 #oranews #whynot #rozalati
Gepostet von Ora News am Sonntag, 13. Januar 2019