“TË DUA…”/ Mos ndoshta Megi na tregoi se këtë dedikim e ka marrë nga Endri Çekiçi? – AlpeGossip
“TË DUA…”/ Mos ndoshta Megi na tregoi se këtë dedikim e ka marrë nga Endri Çekiçi?

“TË DUA…”/ Mos ndoshta Megi na tregoi se këtë dedikim e ka marrë nga Endri Çekiçi?

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë do të dhurojnë show çdo të premte dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.

Këtë sezon Megi Pojani është një nga konkurrentet e spektaklit dhe siç jemi mësuar tanimë, bukuroshja e merr vëmendjen kudo që shkon. E shumëpërfolur është gjithashtu edhe për jetën e saj private ku së fundmi është përfolur për një lidhje me futbollistin Endri Çekiçi edhe pse nuk e ka pohuar kurrë publikisht.

Megjithatë një Instastory e ripostuar nga mikesha e saj e cila ka treguar një dedikim për të ku thuhet: “Megi të dua” dhe e shoqëron me fjalët “autorin nuk po jua tregoj”, ka ngritur dyshimet me Megi mund të ketë pranuar lidhjen e saj me Endrin.

Ju më doni po aq sa ju dua unë. S’ka nevojë për emra, kuptohemi pa fjalë.

E mes shumë prapaskenave gjatë premierës, një detaj u bë viral në rrjet. Megi Pojani, një nga konkurrentet vip të show, mori surprizën e mrekullueshme. Bëhet fjalë për një buqetë me lule si dhe një pafundësi trëndafilash të kuq. Po përflitet se surpriza magjike i erdhi nga Endri Çekiçi. Epo Megi ende nuk e ka konfirmuar këtë fakt, por me siguri ai që ia ka bërë këtë surprizë e do shumë!