STUDIMI E MBËSHTET/ Gratë më të lumtura janë ato që s’u martuan e s’bënë kurrë fëmijë - AlpeGossip
STUDIMI E MBËSHTET/ Gratë më të lumtura janë ato që s’u martuan e s’bënë kurrë fëmijë

STUDIMI E MBËSHTET/ Gratë më të lumtura janë ato që s’u martuan e s’bënë kurrë fëmijë

Shkenca sapo mbështeti atë që dyshonim të gjithë: gratë e pamartuara e pa fëmijë janë nëngrupi më i lumtur në popullatë. Për më tepër, këto gra kanë mundësi të jetojnë më gjatë se gratë e martuara e me fëmijë, sipas një eksperti të lumturisë.

Paul Dolan, profesor i shkencës së sjelljes në London School of Economics, foli në Hay Festival dhe tha se provat e fundit nxjerrin në pah se metrikat që përdoren për të matur suksesin nuk kanë korrelacion me lumturinë – veçanërisht martesa dhe fëmijët.

“Njerëzit e martuar janë më të lumtur se nëngrupet e tjera të popullatës, por vetëm kur bashkëshorti është prezent kur pyeten sa të lumtur janë. Kur bashkëshorti s’është prezent: të mjerueshëm,” tha ai.

“Kemi të dhëna që studiojnë të njëjtët njerëz ndër vite, por do i injoroj dhe do e thjeshtësoj përfundimin e pritshëm: nëse je burrë, martohu; nëse je grua, mos e merr mundimin.”

Burrat përfitojnë më shumë nga martesa sepse “zbuten,” tha ai. “Ndërmarrin më pak risqe, fitojnë më shumë në punë dhe jetojnë pak më gjatë. Ndërsa gruaja nga ana tjetër, duhet ta durojë gjthë këtë dhe vdes më shpejt nga ç’do të vdiste po të mos ishte martuar. Nëngrupi më i lumtur dhe më i shëndetshëm i popullatës janë gratë që s’u martuan e s’bënë kurrë fëmijë,” tha Dolan.

Libri i fundit i Dolan, “Happy Ever After,” citon prova të mbledhura nga America Time Use Survey (ATUS), i cili krahason nivelet e kënaqësisë dhe palumturisë në individë të pamartuar, të martuar, të divorcuar, të ndarë dhe të ve. Studimi doli në përfundimin se nivelet e lumturisë te të martuarit janë më të lartë, por vetëm kur partneri është prezent në dhomë. Individët e pamartuar raportuan nivele më të ulëta palumturie sesa individët e martuar që u pyetën pa partnerët në dhomë.

Studime të tjera kanë matur përfitimet financiare dhe shëndetsore të martesës për burrat dhe për gratë, të cilat Dolan ia atribuon të ardhurave më të larta dhe mbështetjes emocionale, duke i lejuar kështu njerëzit e martuar të ndërmarrin risqe dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Sidoqoftë, Dolan tha se burrat kanë më shumë përfitime shëndetësore nga martesa sepse ndërmarrin më pak risqe. Shëndeti i grave, kryesisht nuk ndikohet nga martesa.