“KAM INAT NJERËZIT E NGATHËT DHE KAM FRIKË…”/ Delinda Disha rrëfen 10 gjërat që nuk dini – AlpeGossip
“KAM INAT NJERËZIT E NGATHËT DHE KAM FRIKË…”/ Delinda Disha rrëfen 10 gjërat që nuk dini

“KAM INAT NJERËZIT E NGATHËT DHE KAM FRIKË…”/ Delinda Disha rrëfen 10 gjërat që nuk dini

Delinda Disha është padyshim një nga aktoret më të dashura të humorit. Ajo mori famë pasi u prezantua me disa role në programin e humorit ‘Portokalli’. Prej gati 5 vitesh, Delinda ka realizuar shumë role në spektaklin e të dielës dhe secili prej tyre ka rezultuar i suksesshëm. Shpesh ajo ka imituar edhe personazhe publikë duke dhuruar shumë të qeshura tek publiku. Aktorja e talentuar ka pasur edhe role teatrale të ndryshme ndër vite.

Delinda është e martuar me skenografin Eldo Disha dhe është nënë e një djali të vogël.

Në një prononcim për ‘RevistaWho.Com’ ajo ka zbuluar 10 gjërat që nuk dimë për të.

Më pëlqejnë udhëtimet, të eksploroj vende të ndryshme, kultura të reja.
Jam natyrë shumë paqësore, solare, altruiste, rrallë mërzitem, por kur mërzitem më mirë mos më dil para.
E dua lirinë, të jem shpirt i lirë dhe jo e varur.
Më pëlqen shumë natyra, det, mal apo fushë, s’ka rëndësi vendi. Adhuroj edhe kafshët.
Nga yjet e ‘Hollywood’ më pëlqen J.LO, R.De.Niro , Tom Henks, Al Pacino dhe Majkell Dagllas.
I kam inat njerëzit e ngathët.
Dëshiroj shumë që të luaj një rol në ‘Hollywood’ (dashtë Zoti).
Kam shumë frikë nga lumturia.
Më pëlqen shumë profesioni që bëj. E kam me shumë pasion.
Familjen e kam shumë të shenjtë.