Rasti i 16-vjeçares nga Drenasi i Kosovës që u përdhunua nga efektivi pasi shkoi që të denonconte një tjetër abuzim seksual të pedagogut, ka ngritur në këmbë gjithë Kosovën dhe madje edhe personazhet e njohur të ekranit.
Një prej tyre është edhe këngëtarja Nora Istrefi, e cila ka bërë një reagim në profilin e saj në Instagram, ku shpreh indinjatën për këto fenomene ndërsa krahason Kosovën e sotme me atë të epokës së luftës.
“Atëherë dhunonin serbët femrat shqiptare, ndërsa tani arsimtarët dhe policët tanë . Turp për Kosovën në çfarë niveli (gjendje) ka arritur!”
Efektivi i Drenasit është vënë në pranga pasi u mësua se kishte përdhunuar për një vit të renë duke e detyruar përmes shantazheve. Vajza madje kishte mbetur shtatzënë dhe ishte detyruar të abortonte
Fotoja e policit me certifikatën e mirënjohjes së dhënë pak javë më parë, ka nisur të qarkullojë gjithandej në media dhe madje kanë nisur edhe protestat në Kosovë.














![“TË GJITHË ALUDOJNË PËR MARRËDHËNIEN E TYRE”/ Nora Istrefi flet të vërtetën për ndarjen e përfoulur nga Robert Berisha: Njeriu mendohet … [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/06/108eb221d3353901e533b758f3424502_L-400x224.jpg)