ETAPA E ERRËT E JETËS/ Aktorja e njohur shqiptare ndan me ndjekësit: Kur isha shtatzënë kuptova që kisha tu mor - AlpeGossip
ETAPA E ERRËT E JETËS/ Aktorja e njohur shqiptare ndan me ndjekësit: Kur isha shtatzënë kuptova që kisha tu mor

ETAPA E ERRËT E JETËS/ Aktorja e njohur shqiptare ndan me ndjekësit: Kur isha shtatzënë kuptova që kisha tu mor

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “NIN” ishte aktorja Adriana Matoshi Në një intervistë të gjatë ajo tregoi detaje për jetën e saj profesionale, suksesin dhe famën. Mes të tjerash Adriana u ndal të tregonte për një periudhë të vështirë të jetës së saj.

Për ata që nuk e dinë në vitin 2012 Adriana është diagnostikuar më tumor dhe mënyra si e mori vesh ishte e dhimbshme.

“Unë në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt. Gjithçka ishte në rregull derisa nisa të kem marrje mendsh edhe të vjella më shumë. Në atë periudhë të gjitha ja lashë shtatzënisë. Por më pas e kuptova se nuk ishte ashtu, më vonë e kuptova që unë në kokë kam tumor.

Në atë kohë nuk i tregova askujt. Nuk doja ta merrnin vesh prindërit e mi, sepse më kanë fëmijë të vetëm. Por në atë kohë mendova të kthehem në një film dhe të lë një dokument të fundit. Sepse kam menduar aso kohe se do të luaja rolin tim të fundit. Ka qenë periudhë e vështirë, por kaloi me sukses”, tregoi ndër të tjera aktorja.

Aktorja së fundmi ka xhiruar filmin ‘Zana” dhe tregoi se për shkak të rolit ka pasur ankthe. Asaj i është dashur të shkojë për dy muaj në psikolog derisa arriti të marrë vetën.