ISHTE PERSONI ME TË CILIN…”/ Zv.Ministrja e Arsimit përlotet live në emision: Më ka lënë një boshllëk (FOTO) – AlpeGossip
ISHTE PERSONI ME TË CILIN…”/ Zv.Ministrja e Arsimit përlotet live në emision: Më ka lënë një boshllëk (FOTO)

ISHTE PERSONI ME TË CILIN…”/ Zv.Ministrja e Arsimit përlotet live në emision: Më ka lënë një boshllëk (FOTO)

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, zv.Ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu u perlot teksa fliste për gjyshen e saj të cilën nuk e ka më pranë prej 5 vitesh.

“Sot dhe për gjithë jetën do jem falenderuese për marrëdhënien që kam pasur me gjyshërit, për dashurinë e pakushtëzuar dhe të pafund që më kanë dhuruar të gjithë vitet e jetës time”, u shpreh Lorena me sytë e mbushur me lot.

“Gjyshja më ka lënë një boshllëk të cilin e ndjej përditë. Ishte personi me të cilin e nisja dhe e përfundoja ditën. Ishte shoqja ime më e ngushtë. Ishte ajo që më rriti dhe më ofroi gjithçka prej shpirtit. E dua sa vetë jetën”, tha zv.ministrja.

“Nuk mund t’i shijoj dot arritjet e mia pa të dhe shpresoj e bëj krenare nga aty ku është, me bindjen e thellë që na ndjek”, u shpreh Lorena dhe shtoi se këshillat e gjyshes i ruan edhe sot e kësaj dite.