S’KA MË PIKË DYSHIMI! Zbulohet gjinia dhe koha kur Ledri dhe Sara do të mirëpresin bebushin e tyre në jetë! (FOTO) – AlpeGossip
S’KA MË PIKË DYSHIMI! Zbulohet gjinia dhe koha kur Ledri dhe Sara do të mirëpresin bebushin e tyre në jetë! (FOTO)

S’KA MË PIKË DYSHIMI! Zbulohet gjinia dhe koha kur Ledri dhe Sara do të mirëpresin bebushin e tyre në jetë! (FOTO)

Prej disa kohësh në media ka qarkulluar lajmi se çifti më i komentuar i showbiz-it shqiptar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, po bëhen prindër për herë të parë.

Masje, ditën e djeshme Sara e uroi partnerin për ditëlindje me një foto shumë të ëmbël të çiftit, ndërsa krahas saj shkruante:

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo 💞 Gëzuar ditëlindjen njeriu që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time 🎂 #Culi”

Pikërisht për shkak të këtyre fjalëve, ndjekësit besuan se kjo duhet të ishte dita kur çifti ka mësuar se do të bëhen prindër për herë të parë.

Në fakt, aludimet s’kanë qenë të kota pasi “Prive.al” i ka konfirmuar këto zëra.

Për më tepër, bëhet e ditur se bebushi do të jetë vajzë, siç është treguar më herët dhe ka edhe një datë lindjeje!

Fëmija i Ledrit dhe Sarës pritet të vijë në jetë në fund të muajit nëntor ose në fillim të muajit dhjetor.

Ne mezi po presim që çifti ta konfirmojë vetë këtë lajm të bukur dhe të shohim Sarën me barkun e rrumbullakosur!