Era Istrefi nuk ndalet! Pas himnit të Botërorit ka një lajm mjaft të mirë për fansat! – AlpeGossip
Era Istrefi nuk ndalet! Pas himnit të Botërorit ka një lajm mjaft të mirë për fansat!

Era Istrefi nuk ndalet! Pas himnit të Botërorit ka një lajm mjaft të mirë për fansat!

Pak ditë më parë, Era Istrefi shënoi një arritje të pa parë ndonjëherë nga një këngëtar shqiptar duke u bërë artistja e parë nga vendi ynë që këndon këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit.

“Live It Up”, – titullohet kënga që solli bashkë Erën, Will Smith dhe Nicky Jam.

Duket se Era ka vendosur të mos bëjë fare pushim, pasi në 8 qershor ajo do të publikojë këngën e saj më të re të titulluar “Prisoner”.

Nuk dihet akoma nëse kënga do të shoqërohet me një videoklip apo do të jetë njësoj si “Origami”, vetëm versioni audio.

Nga ana tjetër, Nora e cila së fundmi është parë paksa e tërhequr nga muzika ka lajmëruar bashkëpunimin e saj me dj e njohur kosovar Mixey.

“Anji gotë”, – quhet kënga e parë për këtë verë e Norës, e cila do të vijë në datën 6 qershor, dy ditë para këngës së Erës.

Gjithsesi, ne jemi këtu duke pritur se çfarë ka rezervuar Era për ne.