DIKUSH JU BËN TË NDIHENI KEQ? Prisni, ndoshta kanë patur një qëllim të mirë – AlpeGossip
DIKUSH JU BËN TË NDIHENI KEQ? Prisni, ndoshta kanë patur një qëllim të mirë

DIKUSH JU BËN TË NDIHENI KEQ? Prisni, ndoshta kanë patur një qëllim të mirë

Mos u befasoni: hulumtimet e fundit tregojnë se nëse dikush ju bën të ndiheni keq, nuk ka gjithmonë qëllimin për t’ju lënduar. Ajo çfarë rezulton nga kërkimet është se nxitja e emocioneve negative tek një person që po kalon kohë të vështira, në të vërtetë mund të jetë një ndihmë për ata që po i përjetojnë dhe ky artikull do t’ju tregojë pse:

Ka të bëjë me qëllime të mira

Sa herë mund t’ju ketë ndodhur që jeni lënduar nga fjalët e të afërmve tuaj? Ata për t’ju bërë juve të reflektoni janë detyruar t’ju thonë fjalë të ashpra. Pra, ndonjëherë njerëzit nuk sillen mirë me ju, në mënyrë që të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Për shembull, në shtëpi nuk lexoni shumë dhe qëndroni shumicën e kohës në telefon. Në këtë rast, qortimi i prindërve për të lexuar ju sjell edhe një herë në rrugën e drejtë. Pra, me pak fjalë, ka raste që njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë dhe të vërtetën e hidhur, për të reflektuar disi, pasi janë zhytur në monotoni.