”PËR TË GJITHË ATO QË NUK DORËZOHEN”/ Këngëtarja shqiptare qethet zero dhe ka një mesazh – AlpeGossip
”PËR TË GJITHË ATO QË NUK DORËZOHEN”/ Këngëtarja shqiptare qethet zero dhe ka një mesazh

”PËR TË GJITHË ATO QË NUK DORËZOHEN”/ Këngëtarja shqiptare qethet zero dhe ka një mesazh

Muaji Tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe në kuadër të fushatave sensibilizuese, këngëtarja e njohur Eliza Hoxha, ka bërë një veprim të guximshëm ndërmjet së cilit ka përcjellë dhe një mesazh shumë domethenës. Ajo i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj me foton e postuar së fundmi në profilin e Instagramit.

Eliza ka qethur flokët zero për të përcjellë mesazhin e fortë se nuk duhet të ekzistojë diçka e tillë si dorëzimi kur vjen puna për kancerin e gjirit. “Për gjithë ato gra e vajza që nuk dorëzohen”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së postuar.

Veprimi i Elizës është vlerësuar shumë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë hezituar ta komplimentojnë dhe ta urojnë. Kujtojmë qe ajo është parë shpeshherë e angazhuar me fushatat e ndërgjegjësimit.