Vajza, ja si mund t’ju duken flokët e pastra pas palestrës edhe pa i larë – AlpeGossip
Vajza, ja si mund t’ju duken flokët e pastra pas palestrës edhe pa i larë

Vajza, ja si mund t’ju duken flokët e pastra pas palestrës edhe pa i larë

Shigjeta e kulturës së bukurisë sot tregon se të mos larja e flokëve përditë është më e shëndetshme. Të vetmet shpjegime “të pranueshme” nga vajzat janë “kam fije të hollë/dobët” ose “ushtrohem përditë”.

Sidomos kjo e fundit, është e shumë e drejtë , sepse, pas një ore ushtrimesh trupore, cila vajzë (dhe topuzi i saj i çrregullt dhe i njomë) nuk do të donte të shkonte nga palestra direkt për në dush?

Por nuk ka pse të jetë kështu. Më poshtë, strategjia jonë hap-pas-hapi e betejës për t’i mbajtur flokët në gjendje të mirë edhe për një ditë tjetër.

  • Kujdes bishtin

Ose më mirë, zgjidh një stil tjetër nëse vrapon ose bën rregullisht ushtrime me shumë lëvizje – “tundja” krijon tendosje aty ku qëndron lidhësja, gjë që mund të shkaktojë këputje të fijeve të flokut gjatë rrugës. Topuzët e kapur mirë në kokë e shpërndajnë peshën më mirë dhe e lejojnë djersën të përthahet më shpejt dhe nuk do të përfundosh me dëme. E fiksuar pas bishtit? Të paktën mbaji të kapura lart dhe lidhjen bëje me një copë që thith lagështinë. Djersën rreth qafës dhe ballit fshije me prekje të lehta të peshqirit (PA FËRKIM).

  • Puno me atë që ke

Bëj atë që ke bërë deri tani kur mbërrin në zyrë gjatë verës me flokët e njomë: asnjë gjë deri sa të thahen. Nëse nuk ke mjaftueshëm kohë, vazhdo së prekuri vijën anësore të flokëve me një copë dhe nëse ke mundësi, ndihmoje edhe me një tharëse. Kur të mos kenë më pikën e djersës, ule kokën poshtë dhe spërkati me një shampo të thatë ose pluhur volumizues dhe përdor gishtat për të ngritur rrënjët. Çoje tharësen tek e ftohta dhe jepi një kalim të fundit për ta përfunduar punën, të cilën e arritët me kaq shumë mund.