Gazetarja e njohur Enki Braçaj dikur u bë shumë e famshme me mënyrën ndryshe të transmetimit të lajmeve në Zjarr Tv, duke u shfaqur pa reçipeta dhe vetëm me një xhaketë.
E ftuar në emisionin e gatimit “Kafsho” në RTV Ora, përballë gazetarit Ronaldo Sharka, Enki tregoi se gjatë periudhës që jepte lajmet pa reçipeta dhe përfundoi në mediat botërore, i ka ardhur ofertë nga Daily Mail në Gjermani.
“Daily Mail gjerman më ka ofruar punë në Gjermani për gazetare. Problemi ishte që atë kohë u sëmurë im atë dhe unë para familjes nuk vendos asgjë, edhe pse karrierën e dua shumë. Hoqa dorë nga televizioni që të qëndroja pranë tim ati. Tani jam shumë e lumtur që thotë unë jetën e kam falë teje”, tregoi Enki.
Gazetarja tregoi gjithashtu se puna e parë që ka bërë ka qenë në një portal ku është paguar vetëm 90 mijë lekë të vjetra.
“Jam paguar 90 mijë lekë të vjetra, nuk më dilnin as për të shkuar në punë, kafja pastaj ishte luks. Mirë po këtë gjë unë e dua shumë, mendoj se e bëj mirë, mendoj se nuk kam komplekse që të dukem ajo goca e bukur, por që pastaj vazhdova me Zjarr TV”, tregoi Enki.