Historia e pabesueshme se si tatuatori i Aushvicit gjeti dashurinë në kampin e përqendrimit është rrëfyer në një libër.
Lale Sokolov, i lindur në Ludwin “Lale” Eisenberg nga prindër hebrenj sllovakë në vitin 1916, u pranua në kampin e Aushvicit në vitin 1942.
Lale iu ofrua nazistëve për të kursyer jetën e familjarëve të tij pa e ditur për tmerret që ndodhnin brenda kampit të vdekjes.
I identifikuar si i burgosuri me numër 32407, Lale u detyrua të punonte në ndërtim papara se të prekej nga ethet e tifos.
Një akademik francez i quajtur Pepan u kujdes për Lale, ndërkohë që ai ishte i sëmurë.
Pepan ishte njeriu që i kishte vendosur tatuazhin numerik si i burgosur dhe teksa kalonte kohë me të e mësoi Lale-n të bënte tatuazhe, duke e bërë ndihmësin e tij.
Kur Pepan u zhduk (u vra) një ditë, Lale u bë tatuator mbizotërues i Aushvicit.
Ndërsa Lale ishte ende një i burgosur i Aushvicit, duke qenë tatuatori kryesor i ofroheshin privilegje të tilla si racione shtesë dhe një dhomë e vetme.
Megjithatë ai e konsideronte fat çdo ditë që ishte gjallë.
Autori i librit “The tattooist of AUSCHWITZ”, Heather Morris tha për BBC:
Lale e bënte atë për të mbijetuar. Ai merrte përsipër gjihçka që i ofrohej, kjo do të thoshte se do zgjohej i gjallë edhe një ditë.”
Në korrik të vitit 1942, Lale-s iu paraqit krahu i një vajze, e cila mbahet mend si e burgosura numër 34902.
Dhjetëvjeçarëve më vonë, kur kujtonte takimin e parë me dashurinë e tij të vërtetë, Lale i tha Morris:
Ndërsa bëja tatuazh numrin e saj në krahun e majtë, ajo bëri tatuazh numrin e saj në zemrën e time.”
Vajza në fjalë ishte Gita Fuhrmannova, një e burgosur në kampin e grave Birkenau.
Lale kërkoi ndihmën e një roje SS për të kontrabanduar letra tek Gita dhe ishte edhe në gjendje t’i dërgonte edhe racione ushqimi tepër.
Lale e përdori pozitën e tij të favorshme si tatuator për të ndihmuar sa më shumë hebrenj që mundej.
Kur nazistët nisën transportimin e të burgosurve nga Aushvic në vitin 1945, Gita u zhduk pa gjurmë.
Megjithatë, Lale kurrë nuk humbi shpresën e ribashkimit me dashurinë e tij të humbur.
Pasi u çlirua nga Aushvici dhe u kthye në shtëpinë e tij, Lale shkoi në Bratislavë, një vend i zakonshëm ku rrinin të mbijetuarit e kampeve të përqendrimit, pasi Bratislava ishte një rrugë për të hyrë në Çekosllavaki.
Por, Lale nuk e gjeti Gitën aty dhe u këshillua që të shkonte në Kryqin e Kuq. Megjithatë nuk iu desh ta bënte gjithë rrugën deri atje.
Gjatë rrugës për te Kryqi i Kuq, Lale ndeshet në rrugë më një grua të re që iu duk e njohur menjëherë.
Lale dhe Gita kishin gjetur më në fund njëri-tjetrin dhe u martuan në tetor të vitit 1945.
Pasi u burgosën nga qeveria për dërgimin e mbështetjes financiare në një shtet izraelit, përfundimisht çifti Sokolov përfundoi në Melburn.
Në vitin 1961 Gita dhe Lale sollën në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Gary.
Origjina e historisë së tyre të dashurisë mbeti sekret deri në vdekjen e Gitës në vitin 2003.
Lale vdiq tre vjet më vonë në vitin 2006, i vetëdijshëm se njerëzit në të gjithë botën më në fund do të mësonin për historinë e jashtëzakonshme të dashurisë së përhershme të gruas së tij.

















