Ky është trajtimi që eliminon celulitin 100% dhe nuk e lejon të përhapet! – AlpeGossip
Ky është trajtimi që eliminon celulitin 100% dhe nuk e lejon të përhapet!

Ky është trajtimi që eliminon celulitin 100% dhe nuk e lejon të përhapet!

Çdo femër dëshiron një trup pa celulitit, por për të arritur këtë duhet shpenzuar shumë para me kremra apo trajtime. Në artikullin e sotëm do t’ju tregojmë se si të hiqni tërësisht celulitin, në mënyrë të natyrshme dhe pa shpenzuar para.

 

Uji është çelësi i suksesit
Marrja e rekomanduar ditore e ujit, pra norma është 8 gota në ditë. Ju duhet të pini këtë sasi në mënyrë që t’i mundësoni trupit hidratimin e duhur. Të pirit ujë mjaftueshëm do të mundësonte eliminimin e celulitit.

Vitamina D dhe Omega 3
Këto dy vitamina janë jetike për të rregulluar hormonet dhe për t’i balancuar ato. Nëse trupi juaj prodhon shumë hormone dhe metabolizmi juaj është i ngadaltë, do të keni probleme inflamatore dhe prodhim më të ulët të kolagjenit, gjë që do të përkeqësojë celulitin.

Scrub me kafe
Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

¼ filxhan llum kafeje,
3 lugë çaji. vaj kokosi,
3 lugë çaji sheqer.
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit dhe përdoreni përzierjen për të masazhuar zonat e mbuluara me celulit. Ky veprim do të stimulojë rrjedhjen e gjakut dhe do të reduktojë celulitin.

Fërkim me furçë në të thatë
Fërkimi me furçë përmirëson dhe përshpejton qarkullimin e gjakut, duke larguar pjesët toksike të trupit. Merrni një furçë të thatë dhe butësisht masazhoni trupin tuaj duke filluar nga këmbët deri në supet. Përqendrohuni në zonat me celulit dhe kryeni masazhin për 5 minuta.

Uthulla e mollës
Uthulla e mollës është një tjetër përbërës efikas kur është fjala për eliminimin e celulitit. Kombinojeni atë me ujë dhe pak mjaltë dhe aplikojeni në zonat e prekura nga celuliti. Fërkojini butësisht ato, me këtë përzierje për disa minuta dhe i lini për një orë. Në fund shpëlahuni me ujë të vakët.

Ushtrime
Celuliti largohet më së miri përmes stërvitjes së rregullt. Kombinimi më i mirë është kardio për 30 minuta rreth 3-4 herë në javë. Ju gjithashtu mund të bëni çiklizëm, ecje, vrap apo not.
Këto janë të gjitha aktivitete efektive për eliminimin dhe parandalimin e celulitit.