Dukesha Kate Middelton, një “karamele” që i mahniti të gjithë me stilin e saj (FOTO) - AlpeGossip
Dukesha Kate Middelton, një “karamele” që i mahniti të gjithë me stilin e saj (FOTO)

Dukesha Kate Middelton, një “karamele” që i mahniti të gjithë me stilin e saj (FOTO)

Dukesha Kate Middelton dhe Princ Harry janë në Suedi për një vizitë zyrtare. Çifti mbretëror gjatë kësaj vizite takoi Princeshën Victoria të Suedisë dhe Princin Daniel.

Kate si gjithmonë i ka befasuar të gjithë me stilin e saj të veçantë. Në çdo takim apo darkë dukesha kishte bërë një zgjedhje të veçantë përsa i përket pamjes së saj të jashtme. Edhe pse është në muajin e gjashtë të shtatzënë dhe barku i rrumbullakosu i duket tashmë mjaftueshëm, ajo diti të shfaqej mahnitëse.

 

36-vjeçarja u shfaq si një”karamele” e veshur me një pallton dy ngjyrëshe të Catherine Walker.

 

Në një ndër darkat e organizuara për nder të tyre ku ishin të pranishëm figura të njohura suedeze, aktorë të famshëm e fitues të çmimeve Oscar, dukasha ra në sy më shumë nga të gjithë.

Kate kishte zgjedhur një fustan të verdhë shafrani me lule, një fustan ky i stilistes britanike Erdem. Ky fustan kushtonte 1945 paund.

Gjatë ditës së sotme Dukesha së bashku me Princeshën Victoria dhe Princ Daniel bënë një vizitë në një shkollë në Stokholm. Kate kishte veshur një fustan të bardhë që i tregonte plotësisht barkun e rrumbullakosur, dhe dukej vezulluese nën nurin që ia ka dhënë shtatzënia.

Kate e ka shijuar vizitën në Suedi në maksimum. Ajo është fotografuar edhe duke luajtur hokej së bashku me Princ Harry-n. Me një veshje të zezë, dhe me një kapuç që ishte mëse i nevojshëm duke pasuar parasysh temperaturat e ulta.