KORONAVIRUSI/ Anullohet Met Gala 2020 – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Anullohet Met Gala 2020

KORONAVIRUSI/ Anullohet Met Gala 2020

Javën e kaluar, Muzeu Metropolitan i Artit në New York u mbyll përkohësisht pas shqetësimit të shkaktuar nga koronavirusi. Tani, edhe Met Gala 2020 do të shtyhet.

Ngjarja vjetore e modës, që zhvillohet zakonisht të hënën e parë të majit, nuk do të organizohet. Deri tani, nuk ka asnjë njoftim për datën e re.

Met Gala është evendi i fundit që anullohet si pasojë e pandemisë. Ditën e sotme u njoftua edhe shtyrja e Eurovision 2020.