Pas akuzave për TRAFIKIM SEKSUAL/ Ja sa i kushtoj LIRIA aktores së famshme – AlpeGossip
Pas akuzave për TRAFIKIM SEKSUAL/ Ja sa i kushtoj LIRIA aktores së famshme

Pas akuzave për TRAFIKIM SEKSUAL/ Ja sa i kushtoj LIRIA aktores së famshme

Një gjyqtar ka miratuar lirmin me kusht të aktores Allison Mack.

Ish ylli i “Smallville” u arrestua të premten me akuzën për trafikim seksual.

Një zëdhënës i Prokurorisë së Shteteve të Bashkuara tha për CNN se aktorja ka lënë garanci pasurore 5 milionë dollarë.

Aktorja është parë të martën duke dalë nga burgu.

Mack do të qëndrojë në arrest shtëpie në Kaliforni dhe duhet të mbajë një paisje elektronike të monitorimit, shtoi zyrtari.

Aprovimi i lirimit me kusht të saj vjen në të njëjtën ditë kur doli në dritë lajmi se avokatët e Mack janë në një proces për negocimin e një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

35-vjeçarja u padit javën e kaluar për akuzat për trafikim seksual, komplot trafikimi seksual dhe komplot të punës së detyruar, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë.

Akuzat e Mack lidhen me përfshirjen e saj të dyshuar me një organizatë të quajtur Nxivm, një grup me bazë në New York në Albany, që pretendonte të ishte një program vetë-ndihme, por ishte në të vërtetë, një skemë piramidale në të cilën disa të rekrutuar u shfrytëzuan seksualisht, thanë prokurorët në dosjet gjyqësore.

Mack gjithashtu e ka të ndaluar të kontaktojë ose të shoqërohet me ndonjë anëtar të tanishëm ose të mëparshëm të Nxivm, tha zyrtari i Zyrës së Prokurorit të SHBA për CNN.

Themeluesi i Nxivm, Keith Raniere, i njohur edhe brenda grupit si Vanguard, po përballet gjithashtu me akuzat.

Mack është e njohur për rolin e saj si ‘Clloi Sullivan’, shoqja e ngushtë e Clark Kent në “Smallville”.