KUR VJEN PUNA TEK STRESI/ Kejsi nuk toleron asnjë të flasi kështu… (FOTO) – AlpeGossip
KUR VJEN PUNA TEK STRESI/ Kejsi nuk toleron asnjë të flasi kështu… (FOTO)

KUR VJEN PUNA TEK STRESI/ Kejsi nuk toleron asnjë të flasi kështu… (FOTO)

Prej disa muajsh, reperi Stresi dhe bashkëshortja e tij, Kejsi, kanë qëndruar larg njëri tjetrit pasi reperi ndodhet ende në qeli që pasi arrestua në një hotel në Tiranë.

Kejsi ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ka publikuar video dhe foto ku tregon mbështetjen e madhe për Stresin. Madje në video të ndryshme, ajo ka treguar se e ka marrë shumë malli për të dashurin e saj dhe mezi prêt që ai të lirohet.

Por siç duket këto postime të shpeshta të Kejsit i kanë bezdisur ndjekësit e  saj dhe njëri prej tyre e ka pyetur se përse bën sikur kë ka zënë të dashur.

“Pse hedh vetëm Stresin në story sikur kush e di kë ke zënë të dashur”, i shkruan një fans, por Kejsi nuk e ka lënë me aq dhe i ka dhënë një sqarim që i ka mbyllur gojën.

“Po ja sepse ka njerëz si ti që akoma mendojnë që e kam të dashur kur unë  e kam bashkëshort… ahahha jo unë e nxjerr sepse kam mall për të pikë së pari dhe se shumë fansa të tij gjithashtu kanë qejf ta shohin. Nëse ty të duket sikur kush e di kush është për mua është gjysma ime”, ka përfunduar Kejsi.