DO KETË FEJESË SË SHPEJTI? Reagon për herë të parë Dj Dagz – AlpeGossip
DO KETË FEJESË SË SHPEJTI? Reagon për herë të parë Dj Dagz

DO KETË FEJESË SË SHPEJTI? Reagon për herë të parë Dj Dagz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuar të muajve të fundit.

Me postimet e fundit në rrjetet sociale si dhe nga intervista e dhëna, duket se të dy po e shijojnë në maksimum romancën që nisi brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP.

Kohët e fundit është përfolur se dyshja kanë hedhur një hap më tej në marrëdhënien e tyre si çift.

Shkak për këto aludime u bë unaza që moderatorja Einxhel Shkira, publikoi në rrjetin social Instagram.

“Në çdo rrahje të zemrës time”, ka shkruar Einxhel dhe duket qartë se unaza ka qenë një dhuratë nga Dagz.

Si duket Dagz i ka mohuar zërat duke thënë se nuk kanë në plan që të ndërmarrin hapa seriozë pavarësisht se janë shumë mirë dhe tepër të lumtur bashkë.

“Jemi shumë mirë. Edhe pse aty brenda je komplet ndryshe me jashtë. Sepse nuk dinim si donim të jetonim, planet. Por jemi përshtatur dhe pjesën më të madhe të kohës po e kalojmë bashkë. Akoma nuk e kam njohur me familjen. Me motrën po, por jo me prindërit. Nuk ka ndonjë lëvizje. Për momentin fokusi është te punët. Ato muaj kemi lënë shumë gjëra mbrapa dhe kur të sistemohemi ndoshta edhe ndodh diçka.”tha ai.