PAS DEBATEVE TË NJËPASNJËSHME NË “INSTAGRAM”/ Sindi habit me deklaratën për Jasminën – AlpeGossip
PAS DEBATEVE TË NJËPASNJËSHME NË “INSTAGRAM”/ Sindi habit me deklaratën për Jasminën

PAS DEBATEVE TË NJËPASNJËSHME NË “INSTAGRAM”/ Sindi habit me deklaratën për Jasminën

Para pak kohësh, e ftuar në emisionin “Top Arena”, Jasima iu përgjigj një për një të gjitha pyetjeve për ish-konkurrentët e “Për’puthen”, duke nxjerrë në dritë edhe ‘të fshehta’ që ende s’i dinim.

Ndër të tjera, ajo u pyet cila nga vajzat e emisionit vishej më keq dhe pa ngurruar, ajo u përgjigj me emrin e Sindit

“Jo në shijet e mia ka qenë Sindi”, tha Jasmina.

Kjo deklaratë solli menjëherë një kundërpërgjigje nga Sindi, e cila reagoi me një status në InstaStory. Ajo ka treguar se në fakt, fustanin që Jasmina kishte veshur mbrëmë, Sindi e kishte veshur që në dhjetor.

“Jasssss, po kemi veshur dhe të njëjtin fustan…unë këtë e kam veshur në Dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqejë stili i veshjes time. Të puth se ti e di që të kam xhan”, ka shkruar Sindi.

Megjithatë pas këtij ‘thumbi’ të lezetshëm, ende s’ka marrë një përgjigje nga Jasmina. Kjo e fundit foli sërish për ndarjen nga Andi Artani dhe zhgënjimin që kishte pësuar nga Atdheu.

Pas këtyre deklaratave, Sindi i ka çuditur të gjithë pasi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit ka rrëfyer se ajo dhe Jasmina janë pajtuar dhe janë shoqe.