TË GJITHË E KRAHËSOJNË ME XHENSILA MYRTEZAJ/ Reagon Albora: Mund të jesh e mirë pa i ngjarë… – AlpeGossip
TË GJITHË E KRAHËSOJNË ME XHENSILA MYRTEZAJ/ Reagon Albora: Mund të jesh e mirë pa i ngjarë…

TË GJITHË E KRAHËSOJNË ME XHENSILA MYRTEZAJ/ Reagon Albora: Mund të jesh e mirë pa i ngjarë…

E ftuar në “Lancio” ishte këngëtarja e dashur Albora, për të folur për projektin më të fundit muzikor dhe jo vetëm. Drejtpërdrejt nga Venecia, në një lidhje telefonike, ajo foli për këngën më të re “Dilema”. Shumë në rrjet, e krahasojnë me Xhensila Myrtezaj, por si ndihet ajo për këtë?!

Do jem 100% e sinqertë. Më bezdisin njerëzit që thonë se përpiqem t’i ngjaj Xhensilës, ndërkohë që unë nuk kam as qëllimin më të vogël. Ajo është super, i ka të gjitha të mirat por mendoj se mund të jesh e mirë pa i ngjarë Xhensilës.

Më tej, ajo foli edhe për jetën personale, teksa tregoi përkrahjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ka edhe një fëmijë, në karrierën e saj muzikore. Duket se Albora ka gjithë përkrahjen e tij në hapat që ndjek në muzikë.

Burri im nuk ndikohet nga fjalët e të tjerëve, madje unë ndikohem pak nga komentet në rrjete sociale, kjo është gjëja që më pëlqen më shumë tek ai. Roli i gruas nuk kushtëzohet nga të ardhurat ekonomike që sjell në shtëpi, unë rris një fëmijë e vetme.

Shumë e komentojnë se i pëlqen vetja, por si shprehet ajo lidhur me këtë gjë?!

Të gjithëve u pëlqen pak vetja, por unë e kam ekzagjeruar në TikTok se kam qejf t’i provokoj njerëzit ti bëj të dalin nga vetja. /TAR