“A KE PAS SY NË BALLË”/ Dj shqiptar çuditet se si partnerja është dashuruar me të – AlpeGossip
“A KE PAS SY NË BALLË”/ Dj shqiptar çuditet se si partnerja është dashuruar me të

“A KE PAS SY NË BALLË”/ Dj shqiptar çuditet se si partnerja është dashuruar me të

Dj Vicky është kthyer shumë shpejt në një ndër personazhet më të pëlqyer për publikun. Ai është prej vitesh pjesë e Threedots dhe gjithmonë ka marrë vëmendjen me tipin e tij dhe batutat plot humor.

Së fundmi, Dj Vicky ka shkrirë së qeshuri të gjithë ndjekësit teksa ka publikuar një foto të vetes të bërë në vitet e adoleshencës. Në foto Vicky shihet shumë më ndryshe se tani, me disa kilogramë më shumë dhe pa mjekër.

Duke vënë re sa ndryshe ka qenë atëherë, Dj ka pyetur partneren e tij Amandën se si ka mundësi që e ka pëlqyer në ato vite.

“A ke pas sy në ballë?”, e pyet ai partneren me humor duke e etiketuar atë. Kujtojmë që Viki dhe Amanda prej vitesh janë prindër të një djali.