Aktori i njohur Ermal Mamaqi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u pyet nëse do të krijonte një parti politike.
Pjesë nga biseda:
Eglent Bici: Jo më larg se sot po dëgjoja një studim ku rreth 93% e njerëzve në moshën 60 vjeçare nuk ishin mirë. Vetëm 5% e njerëzve ishin mirë. Nuk është vetëm një gjë shqiptare por botërore.
Zheji: Ju jeni si dy predikatorë të një feje të re, feja e energjisë.
Bici: Madje, pse jo edhe një parti politike.
Zheji: Nëse parametrat e Facebook, janë të vërteta, Ermali fiton 10%. Mos jeni prapa krijimit të një partie?
Mamaqi: Jo! Unë po them jo tani!