Devis Xherahu ka sharë shqiptarët në një emision grek? Ja si qëndron e vërteta – AlpeGossip
Devis Xherahu ka sharë shqiptarët në një emision grek? Ja si qëndron e vërteta

Devis Xherahu ka sharë shqiptarët në një emision grek? Ja si qëndron e vërteta

I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Devis Xherahu sqaroi edhe një çështje për të cilën është kritikuar dhe është komentuar gjatë. Marrë shkas nga komentet e shumta në Facebook që akuzojnë këngëtarin se në një emision grek ka sharë shqiptarët, Ermali pyeti Devisin si qëndron e vërteta.
“Mora pjesë tek ky show i madh dhe thashë unë do flas sepse ne shqiptarët jemi të paragjykuar. Dola në emision dhe thashë: ‘Është një 5% ose 10% i shqiptarëve që ka dhënë shkas tek ju dhe unë këta njerëz i dënoj për veprimin e tyre sepse krimi dënohet në gjithë botën. Por jo ky 10% të na përfaqësojë ne shqiptarëve që jemi në Greqi, që jemi 1 milion’. Këtë thashë”, u shpreh Devis Xherahu.