Rudina Dembacaj përballë Portokallisë dhe Al Pazar: Nuk flas dot keq për… (VIDEO) – AlpeGossip
Rudina Dembacaj përballë Portokallisë dhe Al Pazar: Nuk flas dot keq për… (VIDEO)

Rudina Dembacaj përballë Portokallisë dhe Al Pazar: Nuk flas dot keq për… (VIDEO)

Ajo sot ka një program të sajën por publiku vijon ende ta kujtoj me personazhet në Portokalli apo Al Pazar. E ftuar në programin “Një kat më lart” moderatori Ermal Peçi e pyet rreth programeve të humorit, duke përmendur edhe debatet për to. A ka edhe Rudina ndjesi negative ndaj tyre?

“Për mua Portokalli dhe Al Pazar janë shkollë. Duhet të jesh person negativ të shohësh anën e keqe. Aktorët e Portokallisë më kanë mësuar, unë nuk e dija më përpara p.sh që kur flet kolegu në skenë nuk mbaron proçesi. Regjisori Altin Basha më ka mësuar sensin e masës’’- vijoi Rudina.

Ajo shtoi se ne skuadër ka pasur gjithmonë harmoni e se kanë ndihmuar shumë njëri-tjetrin. Nisur nga sensi i masës që ajo nënvizon, Ermali e pyet nëse aktorët sot e kanë humbur atë? I shikon programet aktualisht të humorit?

Zbuloni më shumë duke ndjekur intervistën e saj në “Një kat më lart” me Ermalin. (minuta 7)