Encës nuk i del e keqja/ Këngëtarja merr vendimin drastik për bashkëpunimet ne Noizy-n (FOTO) – AlpeGossip
Encës nuk i del e keqja/ Këngëtarja merr vendimin drastik për bashkëpunimet ne Noizy-n (FOTO)

Encës nuk i del e keqja/ Këngëtarja merr vendimin drastik për bashkëpunimet ne Noizy-n (FOTO)

Dy këngëtarët e njohur shqiptar, Enca Haxhia dhe Noizy dikur kanë qenë miq, ndërsa sot ata nuk flasin. Pavarësisht se sa miq të ngushtë kanë qenë ata shfrytëzojnë çdo rast të mundshëm për të thumbuar njëri-tjetrin publikisht.

Mirëpo pavarësisht thumbimeve dhe faktit që nuk flasin me njëri-tjetrin ata nuk i kishin fshirë bashkëpunimet e tyre nga kanalet e tyre në YouTube.

Së fundmi ka qenë Enca ajo që ka marrë vendimin e papritur dhe ka fshirë nga kanali i saj në YouTube bashkëpunimin me Noizy-n, “Bow Down”, i cili ka thyer rekorde shikueshmërie.

Nga ana tjetër Noizy vazhdon që të ketë në profilin e tij këngën “Ata nuk e din”, e cila është një bashkëpunim me Encën dhe që gjithashtu ka rezultuar shumë i suksesshëm.