“MJAFTON VETËM FJALA JOTE”/ Luizi dhe Kiara flasin për raportin mes tyre: Nuk jam e sigurt – AlpeGossip
“MJAFTON VETËM FJALA JOTE”/ Luizi dhe Kiara flasin për raportin mes tyre: Nuk jam e sigurt

“MJAFTON VETËM FJALA JOTE”/ Luizi dhe Kiara flasin për raportin mes tyre: Nuk jam e sigurt

Luizi Ejlli dhe Kiara Tito duket se kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët mes tyre, pas debatit të tyre si pasojë e komenteve që moderatorja mori në prime nga opinionistët.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur iu drejtua asaj duke thënë se fjalët e saj vlejnë shumë, ndërsa konfliktet e fundit me banorët e tjerë bëjnë që vetëm te ajo të ketë besim.

“Për mua je më e rëndësishmja këtu brenda dhe do jesh edhe jashtë. Mjafton vetëm 1 fjalë e jotja”, tha Luizi, të cilit Kiara iu përgjigj që nuk i kushton rëndësi momentit.

Gjatë kësaj bisede, këngëtari i kërkoi moderatores që t’i thoshte nëse diçka mund të funksionojë mes tyre. Përgjigja la vend për Ejllin, që të vazhdojë me këmbënguljen e tij.

“Të thashë nuk jam e sigurt”, tha Tito që i jep akoma Luizit mundësinë për të ëndërruar një lidhje të mundshme.