SURPRIZA DHE EMOCIONE/ Zbulohen banorët e rinj të famshëm, që pritet të hyjnë në “Big Brother Vip” – AlpeGossip
SURPRIZA DHE EMOCIONE/ Zbulohen banorët e rinj të famshëm, që pritet të hyjnë në “Big Brother Vip”

SURPRIZA DHE EMOCIONE/ Zbulohen banorët e rinj të famshëm, që pritet të hyjnë në “Big Brother Vip”

Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Në spektaklin e natës së parë u prezantuan plot 14 banorë të famshëm, të cilët prej 3 javëve tanimë janë pjesë e jona në 24 orë të ditës duke vëzhguar çdo lëvizje tyre.

Megjithatë javën e kaluar një prej konkurrentëve nuk mundi të vazhdojë garën për çmimin e madh duke lënë kështu shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Bëhet fjalë pikërisht për shkrimtarin Elhaid Cufi. E siç tanimë dihet formula e formatit, të tjerë banorë i shtohen shtëpisë me kalimin e ditëve.

Mbrëmjen e spektaklit të djeshëm një tjetër konkurrent u eleminua nga publiku, pasi u votua si më pak i pëlqyeri, Ardit Çuni. Mirëpo, banorëve ju është dhënë një mundësi e dytë, vetëm dy prej tyre (ata që kanë fatin në krahun e tyre) mund të kenë shansin të kthehen prapë nëse “bileta” e tyre është vajtje-ardhje. E duket se Arditi e ka patur fatin në krahun e tij dhe ka shpëtuar duke u rikthyer kështu në shtëpi.

Burime për gazetën SHQIP thonë se këtë të martë do të ketë hyrje të reja në “Big Brother VIP”! Në shpinë e famshme të “Big Brother VIP” do futen dy vajza te reja, njëra prej tyre është prezantuese shumë e njohur në media, kurse tjetra është showgirl e famshme brenda dhe jashtë Shqiperise.

Emrat nuk po i zbulojmë tani pasi do ju lëjmë ta shijoni spektaklin të martën e ardhshme, me surpriza dhe me emocione të forta që do mbajë publikun pranë televizorit./Shqip