AFËRDITA DRESHAJ KONFIRMON ZËRAT/ Kjo është arsyeja e vetme pse la Amerikën për Çekinë – AlpeGossip
AFËRDITA DRESHAJ KONFIRMON ZËRAT/ Kjo është arsyeja e vetme pse la Amerikën për Çekinë

AFËRDITA DRESHAJ KONFIRMON ZËRAT/ Kjo është arsyeja e vetme pse la Amerikën për Çekinë

Disa ditë më parë në mediat rozë u raportua se Afërdita Dreshaj i ka thënë “lamtumirë” Amerikës e së bashku me bashkëshortin dhe të birin. Ajo do të qëndrojë në Europë, konkretisht në republikën çeke në muajt në vijim. U tha se zhvendosja e ka një arsye dhe lidhet me pjesën profesionale. Jakub Kindl, bashkëshorti i saj hokeist do të transferohet në një ekip europian, ndaj dhe familja do të zhvendoset.

Këtë gjë e ka konfirmuar ditën e sotme edhe Afërdita. Ajo ka zbuluar se bashkëshort i saj ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën çeke të hokejit, HC Škoda Plzeň. Marrëveshja është firmosur ditën e sotme dhe Afërdita është shprehur shumë krenare për këtë arritje të bashkëshortit të saj.

“Jam krenare për burrin tim! Urime dashuria ime, jemi shumë të lumtur që do të luash me Pilsen këtë vit. Mezi po pres për këtë rrugëtim të ri bashkë me Sky”, shkruan Afërdita në postimin e saj.

Kujtojmë se në muajin mars Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin e saj, Sky Blue, i cili tashmë është rritur dhe është bërë një bebush mjaft i ëmbël e i shëndetshëm. Vogëlushi udhëtoi së fundmi drejt Europës së bashku me prindërit e saj për shkak të arsyes së largimit të tyre nga Amerika.