SI KA QENË DHE SI ËSHTË BËRË/ Atifete Jahjaga është transformuar si me magji – AlpeGossip
SI KA QENË DHE SI ËSHTË BËRË/ Atifete Jahjaga është transformuar si me magji

SI KA QENË DHE SI ËSHTË BËRË/ Atifete Jahjaga është transformuar si me magji

Kur flasim për transformimin e personazheve publikë, nuk ka si të ndodhë që mos të na vijë nëpërmend ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Po të shikoni foton e mëposhtme dhe ta krahasoni me pamjen aktuale të saj, diferenca është e madhe. Përveç stilimit të flokëve të gjithëve na tërheq vëmendjen fytyra e saj, ose thënë më saktë, tiparet në fytyrën e Atifetes.

Po të jeni detajistë dhe të vëmendshëm do vini re se hunda, forma e buzëve, etj, janë ndryshe duke lënë vend për hamendësime se ish-presidentja ka kryer operacione plastike.

Lidhur me këtë të fundit ajo nuk ka reaguar kurrë publikisht, pavarësisht se aludimet kanë vërshuar lumë prej kohësh rreth transformimit të saj si me magji.

Megjithatë, look-u i ri i saj i përshtatet më së miri dhe realisht duket më në formë se asnjëherë më parë.

Para disa minutash Jahjaga ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet krah fituesit të Çmimit Nobel për Paqe, Denis Mukwege dhe ajo ka rrëfyer se është mjaft e lumtur që zhvilloi një takim me të. Pamja e saj e re, flet vetë!

View this post on Instagram

Kisha nderin që, në margjinat e konferencës globale Stand Speak Rise Up! e cila po mbahet në Luksemburg, ta takoj fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, Denis Mukwege. Me zotin Mukwege folëm për modelet që Kosova mund të ndjek për t'u ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës qasje më të mirë në shërbime shëndetësore. Shërimi i shpirtit dhe tejkalimi i traumës së rëndë që kanë mbijetuar mijëra viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është parakusht për ri-integtimin e tyre në shoqëri. Zoti Mukwege pranoi ftesën time për të ardhur në Kosovë dhe për të ndarë me ne përvojat e tij  në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe parandalimin e këtij krimi. Ne nuk mund ta ndalim luftën, por mund ta ndalim përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte!

A post shared by Atifete Jahjaga (@atifetejahjaga) on