Ndezi marijuanë në skenë/ Policia arreston reperin shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
Ndezi marijuanë në skenë/  Policia arreston reperin shqiptar (FOTO)

Ndezi marijuanë në skenë/ Policia arreston reperin shqiptar (FOTO)

Reperi me origjinë shqiptare Action Bronson performoi mbrëmjen e djeshme në skenën e festivalit “Sunny Hill Festival”, që u mbajt në Prishtinë.

Mirëpo gjatë interpretimit të njërës prej këngëve, ai nisi të tymoste marijuanë përpara turmës së fansave.

 

Dhe disa momente më pas, të njëjtën substancë, reperi e hodhi në drejtim të publikut. Mediat kosovare bëjnë të ditur se në ato momente ka reaguar menjëherë Policia e Kosovës dhe arrestuan reperin me origjinë shqiptare Action Bronson. Ai u pa të shoqërohej nga forca të shumta policie.