INSTAGRAMI I LEDIONIT FUT NË SHERR MOTRAT/ Sara i "tërheq veshin" Lorit (FOTO) - AlpeGossip
INSTAGRAMI I LEDIONIT FUT NË SHERR MOTRAT/ Sara i “tërheq veshin” Lorit (FOTO)

INSTAGRAMI I LEDIONIT FUT NË SHERR MOTRAT/ Sara i “tërheq veshin” Lorit (FOTO)

Lori Hoxha i hapi një profil në Instagram Ledionit ditën e sotme meqë ai feston ditëlindjen. “Ok i hapa Ledionit Instagram se bën kot i kontrovers pa media sociale. Ndiqeni që ta ndjejë si detyrim të fillojë të postojë prapë filmat e tij të preferuar për ata 6 vetë që e kuptojnë”, shkruante Lori.

Fashion blogerja postoi në Instagramin e ri foto të saj me Ledionin e në njërën prej tyre ka komentuar edhe Sara.

“E teprove pak”, i shkruan Sara duke e kritikuar Lorin publikisht për këto postime.

Brenda dy orëve Ledioni arriti të bëjë 2 mijë ndjekës, mes tyre edhe personazhe të njohur të ekranit.